Bota

Erdogan-i humbi Stambollin, Arbana Xharra: Lajm i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë

24 Qershor 2019, 08:41 Nga DOSJA
Erdogan-i humbi Stambollin, Arbana Xharra: Lajm i mirë për

Kosovë-Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Turqi, ku partia e Rexhep Tayyp Erdogan humbi Bashkinë e Stambollit ka reaguar edhe gazetarja Arbana Xharra.  Ajo thekson se kjo humbje e Erdoganit në Stamboll është lajm i mirë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Reagimi:

Güle-güle Erdogan!

Prej vitit 1990, AKP-partia e Erdoganit e ka pase pushtetin ne Stamboll. Humbjen ne zgjedhjet lokale nuk e pranoi, kerkoi serish zgjedhje, por votuesit e Stambollit, qender kjo shume me rendesi per Erdoganin i treguan sot per te dyten here, se ky eshte veten fillimi i renies se tij. Erdogani humbi keqas sot ne Stamboll, e zbehja e fuqise se tij reflekton edhe ne vendin tone. Prandaj ky eshte lajm i mire edhe per Kosoven dhe Shqiperine!

Ditën e djeshme partia e Edogan humbi bashkinë e Stambollit. Kandidati i partisë së Erdogan, Binali Yildirim nuk doli fitues ndaj Ekrem Imamoglu. Ky i fundit në zgjedhjet e dyta mori 53.72% të votave në Stamboll.  Pas këtij rezultati Erdogan është shprehur se shpreson që kjo zgjedhje e turqve të jetë për të mirën e vendit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arbana xharra rexhep tayyp erdogan zgjedhjet ne turqi arbana xharra rexhep tayyp erdogan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll