Bota

“E tmerrshme, po ngrij së ftohti në errësirë”, në një natë horrori gruaja bllokohet në avionin kanadez

24 Qershor 2019, 09:53 Nga DOSJA
“E tmerrshme, po ngrij së ftohti në errësirë”,

KANADA– Një grua ka pësuar një ngjarje ‘horror’ teksa është gjendur e vetme në bordin e një avioni duke kaluar gjithë natën në errësirë. Tiffani Adams tha se e zuri gjumi gjatë fluturimit nga Quebec në Toronto dhe kur u zgjua, ajo u gjend në errësirë të plotë në një vend të ftohtë.

Avioni ishte i fikur dhe i parkuar në vendin e tij në aeroport.

Tiffani shkruajti në rrjete sociale: “Rreth mesnatës, disa orë pasi fluturimi u ul, po ngrij së ftohti në një vend me errësirë të plotë”.

Ajo tha se përvoja ishte “e tmerrshme“. Zonja Adams arriti të thërriste shoqen e saj Deanna Dale për t’i bërë me dije se ku ishte para se t’I mbaronte bateria e telefonit, sepse nuk kishte ku ta karikonte.

Ajo u gjet nga një operator i karrocave të bagazheve dhe stafi i Air Canada i ofroi asaj limuzinë dhe një dhomë hoteli ku të kalonte natën duke i kërkuar falje për incidentin.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota air canada pasagjeren e ze gjumi ne avion tiffani adams air canada pasagjeren e ze gjumi ne avion tiffani adams

Sondazh

Poll