Bota

Flet Erdogani pasi humbjes së Stambollit: Shpresoj të jetë për të mirën e vendit

24 Qershor 2019, 07:03 Nga DOSJA
Flet Erdogani pasi humbjes së Stambollit: Shpresoj të jetë

Turqi- Pas publikimit të rezultateve, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka uruar kandidatin e Partisë Republikane Popullore Ekrem İmamoglu, i cili fitoi bashkinë e Stambollit.

Erdogan është shprehur se shpreson se ky rezultat të jetë për të mirën e vendit.

“Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për kryebashkiak të Stambollit të jenë në të mirë të Stambollit. Si më parë, edhe në të ardhmen nuk do të heqim dorë nga demokracia, sundimi i të drejtës, si dhe nga paqja, mirëqenia dhe stabiliteti i vendit tonë, ndërsa në kuadër të parimeve të Aleancës Popullore, së bashku ne do të shkojmë drejt qëllimeve tona në vitin 2023”, deklaroi Erdogan.

Ekrem Imamoglu kryesoi dje me 53.72% të votave. Ai ishte kandidati i opozitës i cili garoi përballë ish-kryeministrit Binali Yildirim.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota binali yildirim ekrem imamoglu recep tayyip erdoğan zgjedhjet ne turqi binali yildirim ekrem imamoglu recep tayyip erdoğan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll