Sport

Alarm te Liverpool! Tre lojtarë të rinj me Covid, tekniku Klopp i shqetësuar…

31 Dhjetor 2021, 14:36 Nga DOSJA

ANGLI – Premier League vazhdon të jetë shumë e prekur nga Covid. Këtë herë, është Liverpooli ai që është shumë i shqetësuar. Në një konferencë për shtyp, trajneri Jürgen Klopp njoftoi, se tre lojtarë si dhe anëtarë të stafit, kishin rezultuar pozitivë.

“Nuk jam në gjendje të zbuloj se kush rezultoi pozitiv, sepse duhet të kalojmë të gjithë procesin, testet PCR, por emrat do t’i shihni të dielë në listën e ekipit, ku do të jetë e qartë se kush është prekur”,- tha ai.

Lajm i keq vetëm dy ditë para ndeshjes ndaj Chelseas, planifikuar për të të dielën, në orën 17:30. Por tekniku gjerman shpjegoi se ishte ende herët për të kërkuar shtyrjen e ndeshjes në Premier League.

“Nuk kemi pasur asnjëherë pushim edhe kur kemi pasur 10-15 lojtarë mangut. Për ne është çdo ditë e më shumë një tjetër test pozitiv… Ditë pas dite vjen një rast tjetër. Nuk e dimë se si do të duket pas disa orësh.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp ish-drejtori i parë ekzekutiv i premier league liverpooli në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league premier league trajneri jürgen klopp njoftoi “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp ish-drejtori i parë ekzekutiv i premier league liverpooli në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league premier league trajneri jürgen klopp njoftoi

Sondazh

Poll