Sport

Sarri i kërkon Tares shitjen e Muriqit në janar, vjen thirrja angleze për “piratin”

31 Dhjetor 2021, 12:23 Nga DOSJA
Sarri i kërkon Tares shitjen e Muriqit në janar, vjen thirrja angleze

ITALI- Aventura e Vedat Muriqit te skuadra e Lazios duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi dardan nuk e ka bindur Sarrin dhe ishte pikërisht ky i fundit që i ka kërkuar drejtuesve shitjen e tij në muajin janar. Muriqi kërkon të rikthehet sërish në Turqi, te Fenerbahce aty ku ai bëri emër.

Lojtari është i lidhur me klubin nga Stambolli, por një tjetër pistë është edhe transferimi në Angli. Acun Illicali, një sipërmarrës televiziv turk, po bën gati të blejë aksionet e skuadrës së Hull City-t që militon në Championship. Ai e njeh mirë Muriqin dhe synon ta sjellë në Angli që në janar. Lazio është në pritje të ofertës së duhur, ndoshta një huazim me një detyrim blerje që mund të shkojë në 15 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio muriqi lazio muriqi

Sondazh

Poll