Sport

Premier League, shtyhet edhe Southampton-Newcastle për shkak të Covid-19

31 Dhjetor 2021, 14:16 Nga DOSJA

ANGLI – Ndeshja e Premier League mes Newcastle dhe Southampton, e planifikuar për të dielën, është shtyrë për shkak të rasteve të Covid-19 dhe lëndimeve në skuadrën e “Magpies”, njoftoi të premten Premier League.

“Bordi i drejtorëve pranoi kërkesën e shtyrjes për shkak, se Newcastle nuk ka numrin e duhur të lojtarëve në dispozicion për ndeshjen (13 jashtëfushor dhe një portier)”,- ka justifikuar Premier League në një deklaratë.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi e Newcastle, që shtyhet për shkak të Covid-19. Ndeshja e Leicester, e 20-ta në kalendar, të enjten është shtyrë për ditë më të mira.

Southampton-Newcastle është gjithashtu ndeshja e dytë e javës së 21-të që do të luhet në një datë të mëvonshme. E planifikuar për të shtunën, Leicester-Norwich u shty të enjten për shkak të një përzierjeje të rasteve të Covid dhe lëndimeve në fuqinë punëtore të Norwich.

Me këtë, janë gjithsej 17 ndeshje të Premier League, janë shtyrë që nga fillimi i dhjetorit për shkak të shumëfishimit të rasteve pozitive në radhët e futbollistëve të klubeve elitare angleze.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions dhe premier league ndryshimin e pronësisë së newcastle newcastle premier league premier league nuk e pranoi kërkesën southampton champions dhe premier league ndryshimin e pronësisë së newcastle newcastle premier league premier league nuk e pranoi kërkesën southampton

Sondazh

Poll