Sport

“Fjalët e Lukakut? Nuk më pëlqyen”, Tuchel i “shkul veshin” belgut: Do flasim në…

31 Dhjetor 2021, 11:50 Nga DOSJA
“Fjalët e Lukakut? Nuk më pëlqyen”, Tuchel i

ANGLI-Fjalët e Romelu Lukakut për lamtumirën e tij nga Inter dhe për momentin jo të mirë që po kalon te skuadra e Chelsea-t, sidomos raportin që ka me trajnerin Thomas Tuchel, ka bërë që ky i fundit të reagojë në lidhje me intervistën e sulmuesit belg.

“Intervista e Lukakut? Nuk na pëlqen, sjell një konfuzion që nuk na duhej – ishin fjalët e tij – Nuk dua ta ekzagjeroj çështjen, është e lehtë të nxjerrësh disa deklarata jashtë kontekstit dhe t’i bësh tituj prej tyre, por duhet të kuptojmë pse ai i tha këto gjëra dhe çfarë fshihet pas kësaj.

Jam i habitur, edhe sepse nuk e shoh të pakënaqur këtu, përkundrazi. Do ta diskutojmë, por do ta bëjmë brenda dhomës së zhveshjes.” Përfundoi trajneri Thomas Tuchel.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea lukaku thomas tuchel chelsea lukaku thomas tuchel

Sondazh

Poll