Sport

Momenti i keq i Man.United, ish-lojtari zbulon: Ronaldo është tmerri i të rinjve

30 Dhjetor 2021, 21:14 Nga DOSJA
Momenti i keq i Man.United, ish-lojtari zbulon: Ronaldo është tmerri i

ANGLI-Moment shumë i vështirë për Manchester United, që vjen nga një barazim kundër Neëcastle dhe është për momentin vetëm në vendin e shtatë në renditje, 7 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Arsenal. Mes lojtarëve më të kritikuar për formën jo shumë të mirë është Cristiano Ronaldo, i kthyer këtë verë në Manchester. Ai që ka sulmuar kampionin portugez ka qenë ish-lojtari i Aston Villa-s, Gabriel Agbonlahor, i cili ka thënë për Football Insider:

“Nuk është një lojtar skuadre, është i përqendruar tek objektivat e tij. Kundër Neëcastle ishte i tendosur në fushë, ngrinte dorën sa herë që nuk arrinte ta merrte topin. Më pas, në fund të ndeshjes, ka dalë i nxirë në fytyrë dhe supozoj se ka qenë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes”.

Agbonlahor ka bërë një sulm tjetër të ashpër në lidhje me marrëdhënien mesRonaldo-s dhe ekipit. Ish-lojtari i Aston Villa-s ka thënë se të rinjtë e skuadrës, si Rashford, Greenëood ose Jadon Sancho, kanë frikë të gjuajnë në portë për shkak të ankesave të portugezit, që kërkon gjithmonë topin.

“Nuk ka harmoni në dhomat e zhveshjes. Rashford dhe Greenwood kanë rënë kur ka ardhur Ronaldo. Nuk janë të lirë të shprehen, është sikur mendojnë vazhdimisht: “Duhet t’ia pasoj Ronaldo-s apo duhet t’i krijoj një rast”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll