Sport

“Nuk duhet të largohesha ashtu”! Lukaku, falje publike tifozëve të Interit: Jam i…

30 Dhjetor 2021, 20:53 Nga DOSJA
“Nuk duhet të largohesha ashtu”! Lukaku, falje publike

ANGLI-Inter në zemrën e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg, i cili po gjen më pak hapësirë ​​nga ç’pritej te Chelsea dhe që jeton një marrëdhënie të vështirë me trajnerin Tuchel, nuk i ka harruar aspak ngjyrat zikaltër dhe e rrëfen në një intervistë me zemër të hapur për Sky Sport.

“Nuk ishte momenti për tu larguar, nuk duhej ta bëja në atë mënyrë. U kërkoj falje tifozëve, shpresoj në thellësi të zemrës sime të kthehem për të fituar sërish. Ka ardhur koha për të folur – vazhdon sulmuesi belg – nuk ishte koha e duhur për t’u larguar, nuk duhej ta kisha bërë kështu. Më parë duhet të kisha folur me tifozët. Interin e kam në zemër dhe do të rikthehem të luaj atje, jam i dashuruar me Italinë”.

Në fund, për të theksuar konceptin, një mesazh drejtuar tifozëve zikaltër: “Së pari dua t’u kërkoj falje tifozëve të Interit, më duhej të largohesha në një mënyrë tjetër dhe t’jua shpjegoja. Ajo që ke bërë për mua, për familjen time, për nënën time, për djalin tim do të mbetet përgjithmonë në jetën time. Shpresoj në thellësi të zemrës sime të rikthehem te Inter, por jo në fund të karrierës sime, dua të kthehem kur të jem ende në nivele të larta për të provuar të fitoj më shumë”.

Fjalë që sigurisht kënaqin tifozët e Interit, por duhet theksuar se përveç vullnetit të lojtarit, rikthimi i tij në Milano për momentin duket i pamundur: Chelsea pagoi 115 milionë, ai ka një rrogë mbi 12 milionë në vit dhe kontrata e tij skadon në vitin 2026. E vetmja zgjidhje për ta parë sërish në Milano do të ishte huazimi pa pagesë deri në fund të sezonit, por më pas reparti sulmues i Interit do të ishte super i mbushur me lojtarë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea inter lukaku chelsea inter lukaku

Sondazh

Poll