Aktualitet

Basha uron Ramën: Pleqëri të mbarë, mos i ardhtë kurrë Shqipërisë një si ai

30 Dhjetor 2021, 17:18 Nga DOSJA
Basha uron Ramën: Pleqëri të mbarë, mos i ardhtë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë dhe një urim të veçantë për kryeministrin Edi Rama. Në konferecnën e fundit për vitin 2021 me gazetarët, Basha tha se në rrafshin personal i uron një pleqëri të mbarë Ramës, kurse nga ana politike uron që Shqipëria të mos ketë më kurrë një person si ai. I pyetur nëse kishte ndonjë urim për Presidentin Ilir Meta e ish-kryeministrin Sali Berisha, Basha u shmang duke uruar të gjithë shqiptarët. 

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Një urim për zotin Rama, zotin Berisha dhe zotin Meta për vitin 2022?

Lulzim Basha: Urimi im për të gjithë shqiptarët është që të gjithë të nisin me një kthim drejt realitetit. Të realizojnë dëshirat e ëndrrat e tyre natyrisht dhe me një shtet që i ndihmon. Kjo gjë nuk arrihet brenda një viti, por 2022 duke se është një vit mjaft i mbarë. Duhet të kthehemi me një ripërtëritje me një ndërthurje të kontributit më të mirë dhe me një thirrje për të rinjtë shqiptarë. Sa për Edi Ramën, pleqëri të mbarë, sa për politikën, mos i ardhtë kurrë Shqipërisë një si ai.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Basha: Asgjë s’ndodh më 5 janar, grupi ‘na bashkoi Non-Grata’ do zgjerohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha 30 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha 30 dhjetor 2021

Sondazh

Poll