Aktualitet

“I dhe para Bashës për tu bërë deputet”, përplasja Mziu-Ndoka: Përballemi në gjyq

30 Dhjetor 2021, 20:28 Nga DOSJA
“I dhe para Bashës për tu bërë deputet”,

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziun sulmuan njëri-tjetrin në distancë ditën e sotme. Fillimisht, ish-aleati i Lulzim Bashës, i cili tashmë ka dalë në përkrahje të ish-kryeministrit Sali Berisha deklaroi në “Faxnews” se Mziu është njëri prej deputetëve që i ka ofruar para kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për tu futur në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit.

“Po e ndjejnë deputetët e PD-së këtë presion të bazës. Një nga ata që nëpërmjet pagesës kanë marrë kandidimin nga z.Basha është dhe Mziu. PD do çlirohet nga ky mekanizëm. Pra PD do pastrohet nga ky proces që nuk ishte me meritë por si një lloj tenderimi,”- tha Ndoka.

Vetëm pak orë më vonë, Mziu iu kundërpërgjigj Ndokës në Facebook duke e paralajmëruar që do e padisë për shpifje e do të përballet në gjykatë me të. Ish-kryebashkiaku i Kamzës ironizoi Ndokën duke e quajtur “filozof” që në karrierën politike ka shitur partinë e dinjitetin për të blerë ministrisi. Deputeti i Dibrës sulmoi Nard Ndokën dhe Sali Berishën duke thënë Ndoka është kthyer në “gaztor në birucën e matrapazit”.

Postimi i Xhelal Mziut:

Tregtari i partive, Nard filozof Ndoka, paska lëshuar sot një nga ato bëmat e tij filozofike duke më akuzuar mua për një gjë që e ka bërë vet prej 30 vitesh.
Nardi, është mësuar të shesë e të blejë partinë dhe tani që është katandisur me 200 vota në Shkodër (unë në Dibër realizova fitoren e 9, nga 9 beteja si drejtues politik), ka filluar të lëshojë diarenë e tij shpifëse në media e rrjete sociale. Nardi, në gjithë karrierën e tij politike, nuk ka bërë asgjë veçse të bëjë pazar me veten e tij, partinë dhe normalisht kjo është e vetmja mënyrë që njeh të bëjë politikë. Shit parti, blej ministri, blej parti e shit dinjitetin e tij. Duke u shitur e duke u blerë, herë shkonte te majta e herë tek e djathta. Tani që ka mbetur thjeshtë një gaztor në “birucën e matrapazit”, e ka lëshuar vetën saqë gafat e tij i beson si shprehje filozofike. Në fakt me gaztorin e së keqes nuk vlen as të harxhosh rreshta në Facebook, e keqja është e shkuara në këtë vend. Me filozof Nardin, do të përballem në gjykatë duke e paditur për shpifje.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike nard ndoka xhelal mziu nard ndoka xhelal mziu

Sondazh

Poll