Aktualitet

Nga Ekuadori, sekuestrohet 100 kg kokainë mes bananeve në Tiranë, 3 ditë në port

30 Dhjetor 2021, 19:23 Nga DOSJA
Nga Ekuadori, sekuestrohet 100 kg kokainë mes bananeve në Tiranë,

TIRANË– Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar këtë mesditë në Tiranë teksa shkarkoheshin nga konteineri me banane në magazinën ku pritej të ruhej në zonën e Vaqarrit. Kokaina e nisur nga Ekuadori është futur në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Ndërhyrja e agjentëve të policisë mësohet të jetë kryer rreth orës 13:00 të ditës së sotme, tre ditë pasi konteinerët kishin zbarkuar në Durrës.

Në momentin që kamionët kanë lëvizur, efektivë e të dërguar të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u janë vënë pas deri kur kokaina ka mbërritur në destinacion, që është edhe magazine e një kompanie merret me importin e frutave ekzotikë, kryesisht banane.

Droga ka nisur të shkarkohet nga konteinerët në afërsi të urës së Beshirit dhe në këtë çast ka ndërhyrë edhe policia. Për momentin raportohet se bëhet fjalë për rreth 100 kilogramë kokainë, por pritet njoftimi zyrtar për një saktësim të peshës.

Paraprakisht raportohet se janë ndaluar dy persona nga policia, por ende nuk dihen identitetet e tyre apo statusi që kanë në këtë kompani.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohet kokaine ne tirane tirane sekuestrohet kokaine ne tirane tirane

Sondazh

Poll