Aktualitet

“Analistë që paguhen nga banda”, Hoxha-Veliajt: Thuaj të vërtetën dhe bën armiq

30 Dhjetor 2021, 21:16 Nga DOSJA
“Analistë që paguhen nga banda”, Hoxha-Veliajt: Thuaj

TIRANË – Gazetari Artan Hoxha reagoi pas sulmeve inderekte nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në lidhje me pagat e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës. Në një mesazh të publikuar në “Instagram”, Hoxha u përgjigj me fjalët e simbolit të paqes dhe antiracizmit Martin Luter King.

“Për të bërë armiq nuk ka nevojë të shpallësh luftë, mjafton të thuash të vërtetë”, publiko gazetari Hoxha në profilin e tij në “Instagram”.

 

 

A post shared by Artan Hoxha (@artanhoxhaofficial)

Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u kundërpërgjigj pas akuzave se po shpenzon më shumë se çdo institucion tjetër për të paguar këshilltarët e tij (200 mijë euro në vit për vetëm 20 këshilltarë). Në festën e organizuar nga Forumi i Gruas në Partinë Socialiste, Veliaj i konsideroi personat që sulmojnë se janë “analistë”, por paguhen nga bandat kriminale dhe vendosin gjoba.

Dje, gazetari Artan Hoxha zbuloi se aktorja Monika Lubonja paguhet ende në 3 muajt e fundit si këshilltare e Bashkisë së Tiranës edhe pse këtë periudhë ajo po konkuron në programin “Big Brother Vip”.

SHIKO DHE KËTË:

200 mijë euro për 20 këshilltarë, Veliaj: Po sulmojnë analistë që paguhen nga banda

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll