Aktualitet

Banorët e Laprakës sërish në protestë, bllokojnë 1 orë rrugën, mesazh qeverisë

30 Dhjetor 2021, 19:57 Nga DOSJA
Banorët e Laprakës sërish në protestë, bllokojnë 1

TIRANË – Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë kundër shembjes së banesave së tyre që do t’i hapë rrugë projektit të Unazës së Re. Ata kanë bllokuar për rreth një orë rrugën duke kërkuar zgjidhje nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare.

Në protestën e sotme, ata këmbëngulin që të dëmshpërblehen për shembjen e banesave të tyre sipas çmimit të tokës të caktuar sipas kadastrës.

Banorët u shprehën se nëse nuk jepet zgjidhje për kërkesat e tyre, ata do të përshkallëzojnë protestat e tyre duke bllokuar rrethrrotullimin e ish-Shqiponjës deri në shfaqje përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Banorët  e Laprakës dhe lagjes së 5 majit po protestojnë prej disa muajsh kundër projektit të Unazës së Re. Ata pretendojnë se bashkia e Tiranës dhe qeveria ka devijuar projektin origjinal si dhe ka fshehur zonat e reja që do të shemben nga projekti. Në zonën e Laprakës rrezikohen të prishen 700 banesa nga projekti i Unazës së Re.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e laprakes unaza e re banoret e laprakes unaza e re

Sondazh

Poll