Insights

Gasperini shpërthen pas humbjes: “Besueshmëria e futbollit është në rrezik”…

19 Dhjetor 2021, 06:31 Nga DOSJA
Gasperini shpërthen pas humbjes: “Besueshmëria e futbollit

ITALI – Pas humbjes së rëndë 1-4 ndaj Romës, Gian Piero Gasperini është i hidhëruar dhe kapet te një episod kyç sipas tij, i cili përcaktoi edhe fatet e zhvillimit të mëtejshëm të ndeshjes.

“Pres një shpjegim për golin e anuluar, – gjëmonte trajneri i Atalantës pas ndeshjes, – Palomino nuk e preku, është autogol i Cristantes. Të shohin që Palomino e ka prekur topin dhe askush nuk flet. Kjo situatë nuk mund të interpretohet ndryshe dhe është një çmenduri, – shtoi ai. – Besueshmëria e futbollit është në rrezik”.

“Nëse Palomino e prek topin ai është në pozicion jashtë loje, përndryshe jo, – vazhdon Gasperini, duke iu rikthyer episodit që i mohoi barazimin 2-2 Atalantës. – Por Palomino nuk e ka prekur topin, ai është pas Cristantes. Ishim gati të nisnim me 2-2. Pastaj ndoshta Roma mund ta fitonte ndeshjen, por kjo është një lojë tjetër”, – shtoi ai.

Pastaj disa konsiderata mbi performancën e Atalantës. “Ne bëmë disa gabime teknike dhe humbëm disa situate, edhe falë Romës për mënyrën sesi u mbrojt. Për njëzet minuta ne shtymë – shpjegoi Gasperini. – Pasi të kishim arritur një barazim, do të ishte një ndeshje tjetër. Pastaj gabuam në goli i tretë dhe loja është mbyllur. Nuk ishte e lehtë sepse Roma i mbylli mirë hapësirat”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

opinione sport derbi roma - lacio fabrizio romano gian piero gasperini gian piero gasperini të atalantës derbi roma - lacio fabrizio romano gian piero gasperini gian piero gasperini të atalantës

Sondazh

Poll

Insights 16 Dhjetor 2021, 07:42

SPAK – Drejtësia e re, apo kobure e Kryeministrit?

Nga Ilir GjiniSPAK, ose ajka e “ajkës” së vetinguar të drejtësisë së re, më më fund ka filluar të shfaqet në skenë. Arrestimi i ish ministrit Koka po vetpropoga...