Insights

SPAK – Drejtësia e re, apo kobure e Kryeministrit?

16 Dhjetor 2021, 07:42 Nga DOSJA
SPAK – Drejtësia e re, apo kobure e Kryeministrit?

Nga Ilir Gjini

SPAK, ose ajka e “ajkës” së vetinguar të drejtësisë së re, më më fund ka filluar të shfaqet në skenë. Arrestimi i ish ministrit Koka po vetpropogandohet nga Spak si – “veprime hetimore & aritje të karakterit historik”?! Se ku janë këto aritje historike e spektakolare vetëm Spak mund ta dijë, pasi deri tani Spak ka lëvizur shumë kohë  pas denoncimeve spektakolare të gazetarëve të “BIRN”, opozitës dhe portaleve mediatike. Pasi jo vetëm era e keqe ndihej nga kilometra larg, po siç thotë populli “muti u bë mullar” e nuk shkon dot pa shkelur në të, Spak vendosi të bëj një show duke arrestuar ish ministrin Lefter, për të lënë në “terin e kalendave greke” të vërtetën. Pse? Sepse faktet ulëritëse ishin në tavolinën e Spak që prej gati dy vitesh dhe u “haruan” derisa të mbaronin zgjedhjet. Ndërkohë që Lefter Lefteri,më falni Koka, krejt papritur dha dorëheqjen nga mandate i deputetit?! çuditërisht edhe drejtoresha e prokurimeve publike ne Ministrinë e Bredshme Edlira Naqellari u shkarkua nga detyra vetëm pak ditë para se Spak t’i vinte prangat?! Mos vallë edhe kjo është rastësi, apo para se të veproj, Spak informon dhe merr orientime nga Kryeministri? Deri tani Spak ka shërbyer vetëm si një dekor i drejtësisë së re. Dosjes korruptive të Ministrisë së Shëndetësisë ku blerjet ishin bërë me tre-fishin e çmimit të tregut dhe tenderi iu dha një kompanie që merrej me blerje kompiuterash, Spak u mjaftua me disa këshillime të tipit –  “dënim me punë korrektonjëse dhe autokritikë para këshillit të lagjes”. Për denoncimin e gximshëm te gazetarëve të Lapsit.al për patronazhistët që përdornin të dhënat që qytetarët i kishin mirëbesuar shtetit përmes portalit E-albania, Spak nuk pati guximin të hetonte apo të sekusetronte disa kompiutera të Partisë Socialiste, çka do t’i shumëzonte me zero zgjedhjet.

Rreth 200 vite më parë, tregimtari dhe dramaturgu i madh Çehov shkruante : “edhe nëse diku në një qoshe jo shumë të dukshme të dekorit skenik vendoset një kobure, në fund të spektaklit ajo patjetër duhet të qëllojë!

Për të gjitha faktet e bëra publike, a po vepron Spak si ajka e drejtësisë se re apo si kubure në dorë të Kryeministrit? Faktet uluritëse të bëra publike nga media dhe opozita, Kryeinistri me karshillëk iu kundërvu duke vazhduar dhënien e parave publike, ndërsa në inceneratorin e Elbasanit mbodhi PS-në për të propoganduar “parajsën” e aritjeve rilindase! A kemi të bëjmë këtu me miopi të Kryeministrit apo me të paktën shpërdorim detyre nga ana e tij? Sepse hirësia e tij, kishte në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur me kohë këtë aferë korruptive. Në të gjitha institucionet shtetërore vepron auditi i brendshëm që kontrollon edhe faturat e hoteleve të nënpunësve. Si ka mundësi që ky audit nuk veproi për këtë megaaferë korruptive me miljona euro të dhëna qesim një firme të krijuar me urgjencë me vetëm 1 miljon lekë kapital?

Pak kohë para zgjedhjeve Kryeministri deklaroi me solemnitet se hajdut dy metra nuk ka! Edhe Lefer Incenerator Koka, nuk duket i shkurtër. Madje për shqiptarët mund të quhet një burrë i gjatë. Vetëm se Spaku kur bën arrestimet për veprën penale të korrupsionit, krahas fakteve uluritëse përdor edhe metrin si etalon të drejtësisë. Për Spak-un hajdut dy metra nuk ka. Mjerë ju o të shkurtër!

Mesa duket, pas buzëqeshjeve të sforcuara të ambasadores për sukseset e drejtësisë së re, Spak ka vendosur te mohojë qënien dekor, por të qëllojë si kobure e Kryeministrit?

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog drejtesia e re ilir gjini spak drejtesia e re ilir gjini spak

Sondazh

Poll