Insights

Haki Çako kundër ‘rrymës’: Situata është qetësuar! (Vendi përmbytet)

12 Dhjetor 2021, 16:45 Nga DOSJA
Haki Çako kundër ‘rrymës’: Situata është

TIRANË– Moti i keq në Shqipëri ka shkaktuar përmbytje në jug të vendit, duke përmbytur dhjetra hektarë ujë e po ashtu edhe disa dhjetra banesa, kryesisht në Novoselë të Vlorës. Por sipas kreut të Emergjencave Civile, Haki Çako, situata është e gjitha nën monitorim. Po ashtu, ai shton se prurjet janë në ulje edhe pse shiu nuk ka ndalur ende për asnjë moment, duke u shprehur se e gjitha dallohet nga prurjet e lumit Vjosa në Memaliaj.

Megjithatë mesa duket nuk është me një mendje me Ministrinë e Mbrojtjes, pasi kjo e fundit lajmëroi se situata në Vlorës është shqetësuese. Gjithashtu ‘Mbrojtja’ bën me dije se intensiteti i reshjeve është shtuar shumë 24 orët e fundit dhe se shqetësuese është situata e krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa në urën e Mifolit.

Shqetësuese është situata e krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa në urën e Mifolit. Kjo ka shkaktuar përmbytje në fshatin Novoselë dhe në fshatin Ferras,”-thuhet ndër të tjera në njoftim e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë që qytetarët presin informacione nga Ministria dhe Emergjencat Civile për të marrë masa, duket se nuk i do i kenë kurrë të njëjta. Dikush del e flet për një situatë të qetë, të tjerë raportojnë rrezik. Sido që të jetë situata, të paktën të informojnë edhe Çakon në mënyrë që edhe ky i fundit të justifikojë postin që mban.

(k.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

factcheck kryesore haki cako moti i keq ne shqiperi haki cako moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll