Bota

Të bllokuar në brigjet e saj, Indonezia lejon anijen me emigrantë të ankorohet

29 Dhjetor 2021, 21:23 Nga DOSJA
Të bllokuar në brigjet e saj, Indonezia lejon anijen me emigrantë

INDONEZI- Indonezia ka vendosur se të lejojë një varkë të mbushur me refugjatë Rohingya, të cilët ishin bllokuar në brigjet e saj, të ankorohet pas thirrjeve nga organizatat e ndihmës për të lejuar anijen të kërkojë strehim. Aljazeera shkruan se zyrtarët lokalë në Aceh, një provincë në ishullin perëndimor të Sumatrës, thanë të martën se do tu siguronin rreth 120 pasagjerëve në bord ushqim, ilaçe dhe ujë. Por nuk do t’i lejonin ata të kërkonin strehim në vendin e Azisë Juglindore, pavarësisht lutjet ndërkombëtare për ta bërë këtë.

“Sot, qeveria indoneziane vendosi, në emër të njerëzimit, t’u japë strehim refugjatëve Rohingya që aktualisht lundrojnë në një varkë pranë distriktit Biereun, Aceh. Vendimi u mor pasi morën parasysh kushtet emergjente që refugjatët po përjetojnë në bordin e varkës,” tha ai. Pasagjerët e tij ishin kryesisht gra dhe fëmijë,” tha Armed Wijaya, një zyrtar në ministrinë kryesore të sigurisë të Indonezisë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota armed wijaya indonezi armed wijaya indonezi

Sondazh

Poll