Aktualitet

Lejuan kanabisin/ SHÇBA arreston 5 efektivë në Fier, mes tyre shefi i Krimeve

29 Dhjetor 2021, 17:59 Nga DOSJA
Lejuan kanabisin/ SHÇBA arreston 5 efektivë në Fier, mes tyre

FIER- Prokuroria e Fierit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar 5 efektivë policie në Fier me akuzat e shpërdorimit të detyrës si dhe të lejimit të kultivimit të lëndëve narkotike. Në njoftimin e SHÇBA-së bëhet me dije se të arrestuar kanë mbetur:

Komisar Elvin Karaj, me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

N/Komisar Endrit Vika., me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Inspektor Ermal Beharaj, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Inspektor Erlind Likaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Inspektor Ornel Kuqari, me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Ndërkohë që është vendosur detyrim paraqitje për efektivët Gazmir Preçi, Ylli Koroveshaj dhe Irfan Bajramaj po për të njejtat akuza. Punonjësit e policisë dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EMRAT/ U arrestuan për shpërdorim detyre, zbulohen identitetet e efektivëve në Fier

Lejuan kultivimin e lëndëve narkotike, SHÇBA arreston 5 efektivë policie në Fier

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elvin karaj endrit vika erlind likaj ermal beharaj gazmir preçi irfan bajramaj ornel kuqari shcba aksion ne fier ylli koroveshaj elvin karaj endrit vika erlind likaj ermal beharaj gazmir preçi irfan bajramaj ornel kuqari shcba aksion ne fier ylli koroveshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2021, 17:55

Përndiqte gruan, arrestohet 60-vjeçari në Itali

ITALI- Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi ka përndjekur gruan e tij, me të cilin ka nisur procedurat e divorsit. Lanazione.it shkruan...