Aktualitet

Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes hap procesin për rekrutët e rinj

29 Dhjetor 2021, 15:15 Nga DOSJA
Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes hap procesin për rekrutët e

TIRANË – Ministria e Mbrojtjes konfirmoi hapjen e aplikimeve për regjistrimin e të rinjve dhe të rejave që duan t’i bashkohen Forcave të Armatosura.

Në një komunikim të fundit, MM saktëson se konkurentët duhet të kalojnë 3 teste: fizik, psikologjik dhe intelektual. Të gjithë të rinjtë e grupmoshës 18-27 vjeç janë të ftuar për t’u bërë pjesë e FA-së.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:

Rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për Forcat e Armatosura. Ndaj Ministria e Mbrojtjes përcakton si pjesë të kritereve që duhet të plotësojnë të gjithë të rinjtë e të rejat një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor.
Për të filluar procesin e rekrutimit çdo i interesuar duhet të plotësojë edhe një sërë dokumentesh. Djemtë dhe vajzat nga mosha 18 vjeç deri në 27 vjeç me arsim 9-vjeçar, të mesëm apo të lartë mund të aplikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ku një pjesë e veçantë I është dedikuar rekrutimeve. Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Të rinjtë do të kalojnë edhe tre teste; atë fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara.
Veç trajtimit financiar, çdo i kualifikuar për të vijuar karrierën Brenda Forcave të Armatosura do të gëzojë edhe një sërë mundësish; Të ardhura mujore dinjitoze, si asnjëherë më parë për FA, arsimim dhe aftësim profesional në vazhdim, brenda dhe jashtë vendit, përgatitje fizike sipas standardeve të NATO-s, trajnime dhe stërvitje jashtë vendit së bashku me kolegët e tjerë të NATO dhe SHBA, e të tjera përtitime.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet forcat e armatosura shqiptare ministria e mbrojtjes forcat e armatosura shqiptare ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll