Aktualitet

Defekt në mjet, merr flakë makina në ecje në Tiranë

29 Dhjetor 2021, 17:43 Nga DOSJA
Defekt në mjet, merr flakë makina në ecje në Tiranë

TIRANË- Një makina në ecje ka marrë flakë pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërkohë që drejtuesi me iniciale L.M fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim. Sipas Policisë zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 29.12.2021, rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin L. M.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet merr flakë makina në tiranë tirane merr flakë makina në tiranë tirane

Sondazh

Poll