Aktualitet

Përndiqte gruan, arrestohet 60-vjeçari në Itali

29 Dhjetor 2021, 17:55 Nga DOSJA
Përndiqte gruan, arrestohet 60-vjeçari në Itali

ITALI- Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi ka përndjekur gruan e tij, me të cilin ka nisur procedurat e divorsit. Lanazione.it shkruan se gruaja e 60-vjeçarit kishte marrë urdhër ndalimi të afrimit, pasi ky i fundit e ka dhunuar atë.

60-vjeçari edhe pse kishte urdhër ndalimi shkonte në shtëpinë e saj, e cila jetonte me vajzën e vogël dhe i kërcënonte. Shqiptari nuk kishte hequr dorë nga sjellja e tij përndjekëse dhe vazhdonte të shkonte në shtëpinë e gruas, por sa arrinte policia ai largohej.

Ndërkohë që mbrëmjen e kaluar policia arriti që ta kap shqiptarin në flagrancë duke i rënë ziles së derës, me pretekstin që donte të fliste me gruan. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Vilës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll