Aktualitet

Banesat e reja në Bubq, Rama paralajmëron: Një gjykatës në Laç bllokoi rindërtimin

29 Dhjetor 2021, 17:46 Nga DOSJA
Banesat e reja në Bubq, Rama paralajmëron: Një gjykatës

KRUJË – Kryeministri Edi Rama përuroi 122 banesat e reja për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Bubq. I shoqëruar nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, Rama akuzoi një gjykatës të Gjykatës së Rrethit të Kurbinit se ka bllokuar procesin e rindërtimit në këtë qytet duke plotësuar “tekat e një qytetari”. Kreu i qeverisë premtoi se gjyqtari, emrin e të cili nuk e tha publikisht, nuk do ta pengojë dot vazhdimin e procesit të rindërtimit në Laç. Duke paralajmëruar kështu masa ndaj tij. 

Po ashtu, siç bën rregullisht në të gjitha takimet e fundit me qytetarët, shefi i qeverisë nuk i kurseu batutat me banorët e Bubqit duke shtuar se demokratët do ta kujtojnë gjithmonë sa herë që ata të hapin dyert e shtëpive. Megjithatë shtoi se është gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar, siç edhe në fakt e ka për detyrë për shkak të postit që mban.

Kryeministri Rama po përuron prej disa ditësh banesat e reja në Kavajë, Laç, Bubq, Krujë,Thumanë etj, të cilat do të shërbejnë për sistemimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku gjithsej do të përfitojnë 49 mijë familje. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: Demokratëve do t’u qëndroj si hije, do më kujtojnë kur të hapin bravat

Rama: Një gjykatës bllokoi rindërtimin se iu tek njërit, nuk ka për t’ia dalë

Rama ironizon Bashën nga Bubqi: Kush nuk do problem me bravat, të bëhet socialist

Banesat e reja në Bubq, Ahmetaj: I keni falas, 131 milionë dollarë nga buxheti

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bubq edi rama rindërtimi banesave bubq edi rama rindërtimi banesave

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2021, 17:55

Përndiqte gruan, arrestohet 60-vjeçari në Itali

ITALI- Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi ka përndjekur gruan e tij, me të cilin ka nisur procedurat e divorsit. Lanazione.it shkruan...