Aktualitet

VIDEO- Berisha shkon në Vlorë, lajmëron: Do ketë zhvillime, Basha do bëjë histori

29 Dhjetor 2021, 11:41 Nga DOSJA
VIDEO- Berisha shkon në Vlorë, lajmëron: Do ketë zhvillime,

VLORË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Vlorën si vendin për të zhvilluar një takim të radhës me demokratët. Lideri historik i Partisë Demokratike i uroi të gjithë për festat e fundvitit, ndërsa paralajmëroi zhvillime të mëdha. Sipas Berishës, në vitin 2022 do të bëhet e mundur ringritja e Partisë Demokratike. Berisha nuk harroi të sulmonte as kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se në vitin 2022 do të arrijë një rekord si politikani më i papërgjegjshëm.

“Gëzuar festat e fundvitit, dua të përgëzoj e të uroj të gjithë qytetarët e Vlorës, kudo që janë në Vlorë e jashtë vendit. Ky vend do të jetë më i mbarë. Më zhvillime në lartësinë e idealeve shqiptare, rroftë Vlora. Është rasti të shpreh mirënjohjen ndaj të gjithë mbështetësve tanë, që dhanë gjithçka për fitoren e PD-së, por u lanë sistematikisht të tradhëtuar, nga njeriu që do të hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm ndaj forcës së tij politike. Ne duhet të jemi shumë krenar, forcat politike si e jona në vendet ish-komuniste janë arkivuar në histori, mirëpo ne mbijetuam. PD pati fatin e keq që të kishte në krye një njeri që e çoi partinë nga disfata në disfatë. 620 mijë njerëz na besuan, por ishin pa një kokë në drejtim. Vetëm 19% e tyre kishin besim te ai kryetar, jo pa të drejtë, pasi ai nuk e meriton besimin tuaj. Në vend që të ftonte mbështetësit që të mbushnin sheshet, që të mos pranohej rezultati i zgjedhjeve, u mor me manipulimin e votave për zgjedhjen e tij, për të mbajtur karrigen,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: ‘Aksion’ brenda PD! Pas takimeve me kryetarët e degëve, Basha niset sot drejt Dibrës

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll