Aktualitet

Hoxha për Monika Lubonjën: Këshilltare që paguhet me taksat tona, ka 3 muaj në BBV

29 Dhjetor 2021, 13:30 Nga DOSJA
Hoxha për Monika Lubonjën: Këshilltare që paguhet me taksat

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar aktoren Monika Lubonja e cila është këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt. Lubonja  ndodhet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ rezulton në databazën me pagat e qytetarëve shqiptarë, si këshilltare e Veliajt. Hoxha i ftuar në ‘Abcneës’, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda Big Brother VIP.

“Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha monika lubonja artan hoxha monika lubonja

Sondazh

Poll