Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Hyri me të kuqe në semafor, përplaset me mjetin përball

29 Dhjetor 2021, 14:45 Nga DOSJA

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali II”, ku shoferi ka hyrë me të kuqe në semafor duke u përplasur me mjetin përball. Personi me iniciale E. B dhe S. M për fatë mirë nuk janë lënduar. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autori i aksidentit ka marrë gjobën prej 21.000 lekë të reja.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.12.2021, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, mjeti me drejtues shtetasin E. B., ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin S. M.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe në përfundim kanë vendosur masën administrative 21.000 lekë të rinj, për shtetasin E. B., për shkelje të nenit 144/3 të Kodit Rrugor “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll