Aktualitet

PD/ Basha në Dibër: Zgjedhim të ardhmen! Berisha paralajmëron nga Vlora

29 Dhjetor 2021, 07:50 Nga DOSJA
PD/ Basha në Dibër: Zgjedhim të ardhmen! Berisha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur të zbresë në terren për të zhvilluar një sërë takimesh me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. Takimin e parë, Basha ka preferuar ta bëjë në Dibër aty ku është pritur sot me ovacione e tupanë. Nga Dibra Basha tha se rinia dhe e ardhmja e PD-së është ai dhe mbështetësit dhe se e shkuara duhet lënë pas për të përfunduar ‘telenovelën turke’, siç i referohet ai luftës që ka nisur ish-kryeministri Sali Berisha. 9 shtatorin, ditën që Lulzim Basha zgjodhi që të përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, pasi SHBA u shpall ‘Non Grata’, e cilësoi si datën kur ai zgjodhi që të ishte krah aleatëve më të mëdhenj. Basha nuk ka lënë pa përmendur edhe skandalin e pagave, për të cilin tha se ky është një tregues se ku është katandisur Shqipëria gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Këto takime vijnë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD-së u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik dhe për tu afruar me demokratët që sipas tij janë përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha.  Një nga çështjet që pritet të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është edhe Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një organizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e partisë dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi.

Kuvendi i jashtëzakonshëm demokrat i thirrur nga Basha vendosi shkarkimin e Berishës nga të gjitha funksionet brenda partisë duke miratuar propozimin e Kryesisë për shkarkimin e të gjithë funksionarëve partiakë që janë të shpallur “non grata” ose preken nga ligji i dekriminalizimit. Situata brenda Partisë Demokratike sa vjen dhe tensionohet me kalimin e ditëve teksa palët duket se po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare. Nga ana tjetër, vetë ish-kryeministri Berisha ishte sot në Vlorë nga ku premtoi zhvilllime të reja në PD për vitin 2022. Për Bashën, Berisha tha se ai do të bëjë histori si politikanë më i papërgjegjshëm. Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar që të lirojë zyrat e selisë blu.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Basha: Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që bëra unë

VD-Basha për Berishën: Vendosi interesin e tij personal mbi interesat e shqiptarëve

VD-Basha:Shqiptarët e zhytur në varfëri,Rama paguan 300 mijë euro për 25 këshilltarë

Basha nga Dibra: Ta nxjerrim Shqipërinë nga humnera ku e ka katandisur Rama

VD-Basha në Dibër, simpatizantja: Mos u lëndo nga fjalët e të zemëruarve, na pri

VIDEO- Basha mbërrin në Dibër, pritet me daulle e ovacione, 2 burra i mbajnë çadrën

VIDEO- Berisha shkon në Vlorë, lajmëron: Do ketë zhvillime, Basha do bëjë histori

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha ne diber basha zbret ne baze lulzim basha sali berisha ne vlore basha ne diber basha zbret ne baze lulzim basha sali berisha ne vlore

Sondazh

Poll