Bota

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, presidenti mandaton Kovaçevskin si kryeministër

29 Dhjetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, presidenti mandaton

MAQEDONI E VERIUT – Dimitar Kovaçevski mandatohet për të drejtuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski i dha besimin Kovaçevskit për të formuar qeverinë e re.

Në fjalën e tij, Kovaçevski shtoi se synon që në drejtimin e qeverisë së re të kthejë besimin e qytetarët dhe të ofrojë siguri për ta.

“Nga sot (e mërkurë) filloj të formoj ekipin e ri me njerëz që duhet t’u përgjigjen sfidave serioze që na presin nga fillimi i vitit të ri. Qeveria e re do të ketë një synim të qartë – të ofrojë siguri, jetë më të mirë dhe të ardhme të ndritur për qytetarët tanë. Angazhimi im personal është të kthej besimin e qytetarëve në politikë dhe institucionet e vendit. Kjo kërkon një qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme”, deklaroi Kovaçevski.

Kovaçevski ka 20 ditë kohë për të krijuar dhe qeverinë e re dhe për t’u votëbesuar.

Ai zëvendësoi Zoran Zaevin në postin e kryeministrit pasi ky i fundit dha dorëheqjen për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale të fundit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni doreheqja e zoran zaev maqedonia e veriut stevo pendarovski doreheqja e zoran zaev maqedonia e veriut stevo pendarovski

Sondazh

Poll