Bota

Gjermania do të dhurojë 75 milionë vaksina kundër COVID-19 për vendet e varfra

29 Dhjetor 2021, 16:25 Nga DOSJA
Gjermania do të dhurojë 75 milionë vaksina kundër COVID-19

GJERMANI- Gjermania ka njoftuar planet e saj për të dhuruar të paktën 75 milionë doza vaksinash për vendet e varfra vitin e ardhshëm. Mediat e huaja raportojnë se ministrja e Zhvillimit, Svenja Schulze, tha se objektivi i 100 milionë dozave të dhuruara për vitin 2021 tani ishte arritur.

“Por ne nuk duhet të ndalemi me kaq. Për vitin e ardhshëm, ne planifikojmë të dhurojmë të paktën 75 milionë doza të tjera. Ne do t’i menaxhojmë të dyja; duke siguruar për popullsinë tonë dhe për vendet më të varfra”,-tha Schulze.

Ajo u pajtua me ministrin e Shëndetësisë, Karl Lauterbach, se kjo nuk duhet të jetë në kurriz të vaksinimit të qytetarëve në Gjermani.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota karl lauterbach svenja schulze vaksinimi karl lauterbach svenja schulze vaksinimi

Sondazh

Poll