Bota

Akuzohet se vodhi 2 mijë euro, dënohet me 16 vite burg shqiptari në Gjakovë

29 Dhjetor 2021, 16:31 Nga DOSJA
Akuzohet se vodhi 2 mijë euro, dënohet me 16 vite burg shqiptari

KOSOVË- Një shqiptar është dënuar me 16 vite burg si dhe 4 mijë euro gjobë, pasi u shpall fajtorë për veprën penale të grabitjes. Mësohet se i akuzuari me iniciale B.N akuzohet se ka vjedhur 2 mijë euro në një pikë llotarie në Gjakovë.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.N., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, “Grabitja”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Shaqir Zika, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej katërmbëdhjetë (14) vjet dhe katërmijë (4000) € gjobë. I pandehuri B. N., akuzohet se “me datën 09 qershor 2013, në Gjakovë, në bastoren sportive “E.

L.”, me përdorim të forcës së bashku me të pandehurin – tani i dënuar F. Gj., duke e sulmuar të dëmtuarin tani të ndjerin F. P., nga i njëjti përvetësojnë para në shumën prej dy mijë (2000) euro. I pandehuri B. N., ka qenë në arrati deri në vitin 2019, më pas është ekstraduar nga shteti Italian. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni denohet shqiptari me 16 vite burg gjakove denohet shqiptari me 16 vite burg gjakove

Sondazh

Poll