Bota

Rregullat e reja/ Çfarë duhet të dinë shqipatrët për të hyrë në Mal të Zi

29 Dhjetor 2021, 15:06 Nga DOSJA
Rregullat e reja/ Çfarë duhet të dinë shqipatrët

MALI I ZI- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masat e reja për hyrjen në Malin e Zi. Masat përfshijnë certifikatën e vaksinimit me të dyja dozat, testin negativ PCR. Ndryshe nga më parë nuk do të lejohet hyrja vetëm me test negativ.

Njoftimi:

Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:

1. Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.

2. Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë. Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni hyrja ne malin e zi mali i zi hyrja ne malin e zi mali i zi

Sondazh

Poll