Bota

Rekord i rasteve me Covid-19, Greqia vendos masa të reja:Do festohet ulur, pa muzikë

29 Dhjetor 2021, 15:00 Nga DOSJA
Rekord i rasteve me Covid-19, Greqia vendos masa të reja:Do festohet ulur,

GREQI- Pas një rekordi rastesh me koronavirus, Greqia ka ndërmarë masa të reja për natën e Vitit të Ri. Mediat e huaja raportojnë se vetëm për natën e ndërrimit të viteve, dyqanet lejohen të punojnë deri në orën 2:00 të mëngjesit. Qytetarët do festojnë deri në orën 12:00 të mesnatës, vetëm të ulur dhe pa muzikë nëpër restorante. 

“Këto masa, nëse zbatohen në tërësinë tonë, do të na lejojnë kthimin në jetën normale nga mesi i janarit. Komisioni njëzëri u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sepse vaksina mbron qytetarët nga Omicron”, -tha ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris.

Fillimisht, masat do të hynin në fuqi më 3 janar 2022, por për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve dhe fillimit të mutacionit të Omicron, u vendos të përshpejtohej zbatimi i tyre. 

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota masat e reja ne greqi masat e reja ne greqi

Sondazh

Poll