Bota

Kina zëvendëson ushtarët me robotë të armatosur në zonat ‘e nxehta’

29 Dhjetor 2021, 13:07 Nga DOSJA
Kina zëvendëson ushtarët me robotë të armatosur në

KINË – Mediat indiane raportojnë se Kina po vendos robotë të armatosur rëndë në kufirin mes dy vendeve për shkak të kushteve të rënda atmosferike që e bëjnë patrullimin e ushtarëve shumë të vështirë.

Dhjetëra njësi që drejtohen nga larg dhe të afta për të transportuar armë e furnizime po dërgohen në Tibet dhe po vendosen në zonat e nxehta, ku ka pasur dhe më herët përplasje me ushtrinë indiane.

Robotët përfshijnë Sharp Claw dhe Mule-200, të cilëve iu është montuar një mitraloz i lehtë dhe mund të përdoren me valë.

Marrë nga tibet.net

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota indi kine robote te armatosur ushtria e kines indi kine robote te armatosur ushtria e kines

Sondazh

Poll