Bota

Anglia heq kufizimet për festa, Boris Johnson: Të gjithë duhet të festojnë!

29 Dhjetor 2021, 12:54 Nga DOSJA
Anglia heq kufizimet për festa, Boris Johnson: Të gjithë duhet

LONDËR – Kryeministri britanik, Boris Johnson ka dhënë dritën jeshile për lejimin e festave në natën e ndërrimit të viteve. Ai u shpreh se të gjithë duhet ta shijojnë këtë festë, pavarësisht se ka një përhapje të mutacionit të ri të Covid-it, Omicron. Megjithatë ai ka kërkuar që qytetarët të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat kundër koronavirusit, për të mbrojtur vetën dhe familjet e tyre.

Ai ka folur për situatën epidemiologjike, duke theksuar se varianti i ri edhe pse ka një transmetueshmëri shumë të lartë, të dhënat kanë treguar se nuk është i rrezikshëm sa varianti Delta.

“Masat e marra të deritanishme dhe efektet e tyre kanë treguar se Anglia aktualisht nuk ka nevojë për kufizime të reja për Covid. Dua të theksoj se 90% e pacientëve që janë të shtruar në spitale në kujdes intensiv, nuk kishin marrë dozën shtesë”, është shprehur Johnson.

Marrë nga news.sky.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnos hiqen kufizimet ne britani omicron ne britani boris johnos hiqen kufizimet ne britani omicron ne britani

Sondazh

Poll