Bota

Kurti flet për vizitën në SHBA: Do të bëhet sa më parë, stafi po merret me të

29 Dhjetor 2021, 11:54 Nga DOSJA
Kurti flet për vizitën në SHBA: Do të bëhet sa më

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  tha se shefi i stafit të tij është duke përgatitur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti e bëri këtë të ditur në një konferencë për mediat kur u pyet lidhur me këtë çështje dhe tha se me të po merret Luan Dalipi. Por Kurti tha se nuk mund të japin më shumë detaje përderisa aktualisht nuk kanë më shumë informata rreth vizitës.

Sa i përket vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është duke u përgatitur nga shefi i stafit tim, Luan Dalipi. Do të bëhet sa më parë në fillimin e vitit në të cilin hyjmë, por unë nuk mund të them tash konkretisht përderisa janë duke biseduar atje”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti tha në tetor gjatë seancës parlamentare se nuk ka aplikuar për një vizë turistike për të udhëtuar drejt SHBA-ve, kur iu vu në dukje mundesja e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Kurti ka theksuar se do të bëjë një vizitë zyrtare në SHBA, por kjo do të ndodhë në muajin nëntor, ndërsa gjithashtu ka ritheksur mbështetjen e tij ndaj Presidentit Biden, por vizita nuk ka ndodhur.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosova shba albin kurti kosova shba

Sondazh

Poll