Aktualitet

Meta emëron Komandantin e ri të Forcës Detare, Adnan Agastra

29 Dhjetor 2021, 12:27 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka emëruar Komandantin e ri të Forcës Detare, Adnan Agastra. Në një dekret zyrtar, Meta njofton se Agastra do të zëvendësojë Ilir Xhebexhinë, i cili ka mbajtur më herët detyrën e Komandatit të Forcës Detare. Agastra ka qenë më herët Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes, në Forcën Detare.

Ndërsa gjenerali Xhebexhia u emërua në këtë post në vitin 2020 dhe ende nuk dihet arsyeja e largimit të tij. Ilir Xhebexhia ka shërbyer si zëvendëspërfaqësues ushtarak i Republikës së Shqipërisë në NATO, atashe ushtarak në Mbretërinë e Belgjikës dhe jorezident në Republikën e Francës. Ai është vlerësuar me disa medalje e dekorata për arritje në fushën ushtarake.

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021, D e k r e t o j: 

Neni 1. Kundëradmiral Adnand Dëfrim AGASTRA, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, emërohet “Komandant i Forcës Detare”. Neni 2.Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. i Dekretit 13407. Tiranë, më  29.12.2021. PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore adnan agastra ilir meta ilir xhebexhia adnan agastra ilir meta ilir xhebexhia

Sondazh

Poll