Aktualitet

Aksident i rëndë te sheshi ‘Nënë Tereza’, makina përplas motorin, plagoset motoristi

29 Dhjetor 2021, 12:40 Nga DOSJA
Aksident i rëndë te sheshi ‘Nënë Tereza’, makina

TIRANË – Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i këtij të fundit, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Sipas Policisë, shkak dyshohet pakujdesia e njërit prej dretjuesve dhe lagështia në rrugë si pasojë e shirave të rënë gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Informacion paraprak, me datë 29.12.2021, rreth orës 12:50, te sheshi “Nënë Tereza”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin B. L., 32 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin D. S., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi D. S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethave të aksidentit.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane sheshi nene tereza aksident ne tirane sheshi nene tereza

Sondazh

Poll