Aktualitet

Hoxha: 10 mln € drogë, shqiptarët dhe pengmarrja e financierit të Berlusconit

29 Dhjetor 2021, 13:23 Nga DOSJA
Hoxha: 10 mln € drogë, shqiptarët dhe pengmarrja e financierit

TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha tha se fokusi i agjencive ligjzbatuese në vend duhet të jetë tek krimi i organizuar. I ftuar në studion e AbcNews, Hoxha tha se bandat mund të luftohen vetëm me inteligjencë e si për ta ilustruar këtë gjë tregoi një rast në Ukrainë.

Sipas Hoxhës, agjencitë e zbatimit të ligjit në Ukrainë kanë arrestuar një grup shqiptarësh që trafikonin kokainë nga Ekuadori në Odessa.

Hoxha thekson se bëhet fjalë për një operacion të madh që është realizuar duke ndjekur një linjë të re, pasi lënda narkotike ngarkohet në Amerikën Jugore e më pas ndalesa është Afrika e Jugut, e nga Afrika e Jugut në Ukrainë përmes ajrit dhe ujit.

“Bëhet fjalë për 10 milionë dollarë kokainë të transportuara në Lindje. Kjo çështje është në gjykim. Mes tyre është edhe një shtetas shqiptar i njohur, i përfshirë në marrjen peng të financierit të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Në organizate kishte edhe rumunë.10 milionë dollarë kokainë nga Ekuadori në Det të Zi, është operacion i madh. Te Ukraina kanë interes sepse është shtet me numër të madh popullsie. Po që shqiptarët të shkojnë në Ukrainë, një vend që ka vetë një strukturë të fortë kriminale, mafia ruse është e interesuar ta kontrollojë. Në ditët në vijim do të kem informacion të zgjedhuar,”- tha Hoxha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha shqiptaret ne ukraine artan hoxha shqiptaret ne ukraine

Sondazh

Poll