Aktualitet

KLGJ-KLP mbledhje të përbashkët, Ibrahimi-Llagami: Të zbusim pasojat e Vettingut!

29 Dhjetor 2021, 10:23 Nga DOSJA
KLGJ-KLP mbledhje të përbashkët, Ibrahimi-Llagami: Të zbusim

TIRANË – 11 anëtarët e këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë takuar sot në mbledhjen e përbashkët vjetore për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë. y është takimi i përbashkët i parë i dy këshillave.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi vuri theksin te problematikat dhe mungesat e mëdha në sistem, që ka shkaktuar procesi i Vettingut, duke u shprehur se duhen përdorur të gjitha mjetet e metodat për të zbutur këtë problematikë.

“Këto mbledhje i shërbejnë punës tonë të përbashkët. Performanca është guri i themelit të punës së dy institucioneve tona. Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse të dy institucionet menaxhojnë statusin dhe  karrierën e magjistratëve., u shpreh Ibrahimi.

Në fjalën e saj, Llagami u shpreh se sistemi do ja dalë siç duhet, nëse të gjithë përfaqësuesit e organeve të drejtësisë kuptojnë nevojat dhe mundohen t’i adresojnë, duke u mbështetur te njëri-tjetri.

Misioni vazhdon, qëndresa po. Mesazhi im është që gjithçka duket e pamundur, derisa të arrihet. Jam besimplotë që nëse të gjithë këtu kuptojmë nevojat që kemi dhe mundohemi t’i adresojmë, duke u mbështetur te njëri-tjetri, padiskutim që sistemi do ja dalë ashtu siç duhet.”, tha ndër të tjera kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami.

Ndërkohë, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u shpreh se strukturat po punojnë për të arritur standard në drejtësi dhe se prioritet mbetet mirëfunksionimi i shtetit dhe jo karriera. Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu theksoi se që sistemi të funksionojë duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes strukturave.

Nga ana e tij, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi deklaroi se sfida kryesore me të cilën po përballet sistemi aktualisht është mungesa a magjistratëve dhe pamundësia për të përmbushur detyrën e atyre që janë në sistem. Sheshi tha se aktualisht janë 121 vakanca prokurorësh dhe se ripërtëritja kërkon 5 vite.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Anëtari i KLP, Bujar Sheshi: Sfida jonë kryesore është mungesa e magjistratëve!

Mbledhja KLP-KLGJ, Kryeprokurori Çela: Po punojmë që të arrijmë standard në drejtësi

Kryetarja e KLGJ, Llagami: Për shkak të Vettingut, kanë mbetur 2/3 e gjyqtarëve

Mbledhja me KLGJ, Ibrahimi: Harta e re gjyqësore, komplekse për punën e magjistratit

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi mbledhja e perbashket klp-klgj naureda llagami gent ibrahimi mbledhja e perbashket klp-klgj naureda llagami

Sondazh

Poll