Bota

Piu Viagra/80-vjeçari në Itali vret gruan me thikë pasi refuzoi të bënin seks

29 Dhjetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Piu Viagra/80-vjeçari në Itali vret gruan me thikë pasi refuzoi

ITALI – Një 80-vjeçar në Itali, i quajtur Vito Cangini, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij pasi ajo i premtoi se do të bënte seks me të në Krishtlindje, por ndryshoi mendje dhe refuzoi pasi ai mori Viagra.

Sipas New York post, ai është akuzuar për vrasjen e gruas së tij Natalia Kyrychok, 61 vjeç. Refuzimi nga ana e saj nuk është pritur mirë nga 80-vjeçari, i cili ndër të tjera është bërë xheloz se e shoqja kishte një tërheqje ndaj shefit të saj. Ai akuzohet se e kishte lënë trupin e përgjakur të gruas në dysheme dhe kishte rënë për të fjetur. Vetëm të nesërmen burri i moshuar thuhet se i ka treguar një fqinji për atë që kishte bërë, të cilit gjithashtu i kërkoi të njoftonte policinë. Por ky i fundit ka refuzuar të bëjë diçka të tillë. Më pas, i moshuari i ka treguar një gruaje dhe i kërkoi po ashtu të njoftonte autoritetet, por edhe ajo kishte refuzuar për shkak se nuk e besonte një gjë të tillë.

Si përfundim Cangini ka telefonuar në restorantin ku bashkëshortja e tij punonte si kuzhiniere, dhe i tha pronarit se e dinte që kishte diçka mes atyre të dyve. Më tej ai i tha se nuk do ta shihte më kurrë zonjën Kyrychok, prandaj pronari kishte njoftuar policinë e cila kishte gjetur trupin e gruas. Gruaja u qëllua me thikë të paktën katër herë, përfshirë dhe një goditje në zemër.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni afere seksuale italia vrasja në itali afere seksuale italia vrasja në itali

Sondazh

Poll