Bota

Qëndroi 10 ditë me trupin e nënës së vdekur në banesë, vetëvritet edhe vajza

29 Dhjetor 2021, 09:02 Nga DOSJA
Qëndroi 10 ditë me trupin e nënës së vdekur në

MILANO – Dy gra, nëna dhe vajza, përkatësisht 71 dhe 48 vjeç, u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Sesto San Giovanni, pranë Milanos. Zbulimi është bërë të hënën nga karabinierët, pas denoncimit të disa të njohurve që kishin tentuar t’i telefononin dy gratë për urimin e Krishtlindjes pa mundur të kontaktonin. Mësohet se 71-vjeçarja kishte probleme shëndetësore, veçanërisht në ecje. Prokuroria e Monzës ka hetuar rastin dhe ka urdhëruar autopsinë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

E bija la një ditar me dëshirat e saj dhe historinë e ditëve të fundit të jetës së saj të shkruar, duke filluar që nga koha kur nëna i vdiq nga një rrëzim në shtëpi, e deri në vendimin për t’i dhënë fund dhe jetës së saj, 10 ditë më vonë. Karabinierët gjetën kufomën e nënës të shtrirë në shpinë mbi disa batanije në dyshemenë e dhomës së gjumit dhe vajzën e saj të varur në dorezën e derës së kuzhinës.

Ditari i gjetur shfaqet si një lloj akti i fundit i një drame familjare, në të cilën 48-vjeçarja, përveç raportimit të testamenteve, tregonte, si një lloj rrëfimi, periudhën e fundit të jetës së saj: që nga e ëma, me probleme shëndetësore që nuk e lejonin më të ecte dhe për të cilat kujdesej çdo ditë, pas një rënieje të rëndë e ‘la’, deri në vendosmërinë e marrë dhjetë ditë më vonë, për t’i dhënë fund të gjithave.

Marrë nga ilgiorno.it

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota policia ne itali vdesin nene e bije vetevrasje ne itali policia ne itali vdesin nene e bije vetevrasje ne itali

Sondazh

Poll