Bota

Arrestohen dy të dyshuarit e grabitjes në Mitrovicë

29 Dhjetor 2021, 08:31 Nga DOSJA
Arrestohen dy të dyshuarit e grabitjes në Mitrovicë

KOSOVË – Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për ngjarjen e rëndë në Mitrovicë, në Kosovë ku mbeti i vrarë pronari i lokalit nga grabitësit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jugu, 28.12.2021-22:23. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë një grabitje në një lokal, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të pronarit të lokalit-viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën e përdorur ne rast dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora grabitja ne kosove kosove grabitja ne kosove kosove

Sondazh

Poll