Bota

Dyshohet për rrëmbim! Zhduket biznesmeni i njohur grek, policia ‘në këmbë’

29 Dhjetor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Dyshohet për rrëmbim! Zhduket biznesmeni i njohur grek, policia

GREQI– Policia greke është ngritur në këmbë për gjetjen e biznesmenit të njohur George Kyparissis. Biznesmeni është zhdukur në rrethana ende të panjohura. Ka qënë miku i tij ai i cili ka denoncuar në polici zhdukjen e Kyparissis. Biznesmeni, i cili është aktiv në fushën e makinave rezervë dhe ka dhe disa biznese në Menidi dhe Efkarpia të Selanikut, ishte në një tavernë mbrëmë në Liossia kur rreth orës 01:00 të mëngjesit, teksa kthehej në shtëpi në Drafi, u zhduk papritur.

Policia është vënë në kërkim të biznesmenit dhe po shqyrton të gjitha mundësitë dhe një prej tyre është dhe rrëmbimi.

Sipas informacioneve, në zonën e Spatës janë gjetur makina të djegura që mund të jenë përdorur për rrëmbimin e tij. Deri më tani askush nuk ka kontaktuar me familjen e biznesmenit. Më 7 gusht 2020, vëllai i biznesmenit ra viktimë e grabitësve, të cilët hynë në punishten që ai mban në Menidi dhe e qëlluan në këmbë.

Burimi: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni george kyparissis greqi zhduket biznesmeni grek george kyparissis greqi zhduket biznesmeni grek

Sondazh

Poll