Bota

E rëndë në Kosovë! Grabitje me armë, hajdutët vrasin pronarin e lokalit

29 Dhjetor 2021, 07:55 Nga DOSJA
E rëndë në Kosovë! Grabitje me armë, hajdutët

KOSOVË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje rreth orës 22:23 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë të Kosovës ku gjatë një grabitje me armë, hajdutët kanë qëlluar mbi pronarin e lokalit, i cili ka vdekur më pas në spital. Pronari i lokalit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në ambientet spitalore.

Lajmin për vdekjen e pronarit e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, ka deklaruar mbrëmë Mustafa-Hakaj.

Detaje për grabitjen ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tij. Si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të pronarit, viktima ka mbetur i plagosur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur dhe dy gëzhoja. Dy të dyshuarit janë arrestuar. Një grup hetimor i ngritur për këtë rast po zbardh rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë: 

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jugu, 28.12.2021-22:23. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë një grabitje në një lokal, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të pronarit të lokalit-viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën e përdorur ne rast dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora grabitje me armë në kosovë kosove mitrovica një i vdekur në kosove grabitje me armë në kosovë kosove mitrovica një i vdekur në kosove

Sondazh

Poll