Bota

Apple ofron bonuset marramendëse, u lutet punonjësve të mos shkojnë drejt Zuckerberg

29 Dhjetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Apple ofron bonuset marramendëse, u lutet punonjësve të mos

SHBA – Kompania e Apple ka lëshuar disa bonuse të pazakonta dhe të rëndësishme aksionesh për disa nga inxhinierët e vetë softuerikë si një përpjekje për të mbajtur pranë vetes personat e talentuar duke synuar të shmangë “dezertimet” drejt rivalëve të teknologjisë si Facebook.

Sipas Bloomberg, javën e kaluar, kompania informoi disa inxhinierë në dizajnin e harduerit dhe grupet e përzgjedhura të softuerit për bonuset e papritura. Aksionet mbulohen për katër vjet, duke ofruar një nxitje për të qëndruar me prodhuesin e iPhone.

Shpërblimet, të cilat erdhën si befasi për ata që i morën, variojnë nga rreth 50,000 dollarë deri në 180,000 dollarë në disa raste. Shumë nga inxhinierët morën shuma prej rreth 80,000 dollarë, 100,000 ose 120,000 dollarë në aksione, thanë njerëzit, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin sepse programi nuk është publik. Përfitimi u prezantua nga menaxherët si një shpërblim për performancën e mirë.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota facebook shefi i apple themeluesi i apple facebook shefi i apple themeluesi i apple

Sondazh

Poll