Bota

Dy gra zihen në Gjermani për kafshët e tyre! Policia: Qentë ishin të habitur

29 Dhjetor 2021, 07:44 Nga DOSJA
Dy gra zihen në Gjermani për kafshët e tyre! Policia: Qentë

GJERMANI-Dy pronare qensh, njëra 27 dhe tjetra 51-vjeç, u përfshinë në një përleshje, e cila kulmoi kur njëra nga gratë kafshoi tjetrën, ndërkohë që qentë e tyre “thjesht i shikonin”, tha policia. Ngjarja ndodhi në landin e Tyringjisë, në lindje të Gjermanisë.

Shkak i sherrit ishte sipas policisë sjellja e 51-vjeçares ndaj qenit të saj, e cila sipas 27-vjeçares nuk ishte korrekte. Sipas njoftimeve 27-vjeçarja kishte dalë për të shëtitur qenin e saj, kur pa 51-vjeçaren e cila po e godiste qenin e saj, që nuk po i bindej.

Gruaja 27-vjeçare filloi ta shante 51-vjeçaren dhe t’i kërkonte llogari për përdorimin e ndëshkimit trupor ndaj qenit. Më pas pasoi një sherr gjatë të cilit dy pronaret e qenve përfunduan duke u goditur njëra-tjetrën. Gjatë përleshjes, mësohet se e moshuara u rrëzua dhe e kafshoi 27-vjeçaren në pulpë. Ajo ia nguli e dhëmbët aq for sa i shkaktoi plagë.

“Qentë vetëm e ndoqën përleshjen mes dy grave, por nuk u përfshinë në të duke kafshuar” njoftoi policia gjermane.

Gratë do të përballen tani me ligjin nën akuzën për lëndim fizik./DW

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani qen zihen dy gra ne gjermani gjermani qen zihen dy gra ne gjermani

Sondazh

Poll