Bota

VD- Skandal në parlamentin e Jordanisë, grushta në seancën për barazinë gjinore

28 Dhjetor 2021, 19:55 Nga DOSJA
VD- Skandal në parlamentin e Jordanisë, grushta në seancën

JORDANI – Seanca e sotme e parlamentit u pezullua pas sherrit me grushta mes disa deputetëve dhe kryeparlamentarit në lidhje me projektligjin për barazine gjinore në vend.

Situata degradoi në pikën kritike në momentin kur po diskutohej ndryshimi ligjor për të shtuar gjininë femërore në dokumentet zyrtare për shtetaset jordaneze. Disa prej deputetëve e kundërshtuan të zemëruar këtë amendament duke e quajtur “të padobishëm”. Teksa njëri prej tyre kërcënoi me gisht kryetarin e parlamentit Abdelkarim al-Daghmi. I nervozuar nga gjestet kërcënuese të deputetëve, ai u përlesh me njërin prej tyre duke mos kursyuer as grushtat. Seanca po transmetohej në kanalin kombëtar “Al-Mamlaka”.

Në këto kushte, seanca u ndërpre.

Marrë nga “France 24”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jordani sherr në parlament jordani sherr në parlament

Sondazh

Poll