Bota

Nuk shpallet gjendja e emergjencës energjitike, Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër

28 Dhjetor 2021, 18:54 Nga DOSJA
Nuk shpallet gjendja e emergjencës energjitike, Kuvendi i Kosovës

KOSOVË – Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë shpalljen e gjendjes emergjente energjitike dhe masat e qeverisë për menaxhimin e krizës së energjisë pas mëse 8 orësh diskutime në parlament. Për rrjedhohë, deputetët vendosën që diskutimet për gjendjen energjitike në vend të vazhdojnë ditën e nesërme ku do të mbahet sërish seancë në orën 11:00.

Ditën e nesërme, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Mbledhja e sotme u karakterizua nga akuzat e opozitës në adresë të qeverisë, veçanërisht ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili mungoi në pjesën më të madhe të seancës. Fillimisht, masat e propozuara nga qeveria Kurti për përballimin e krizës energjitike dështuan të kalonin në Kuvend për shkak se nuk plotësohej kuorumi i deputetëve.

Kuvendi rinisi diskutimet në orën 16:00, ku kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha se kryeministri Kurti po rrezikon shëndetin e qytetarëve me menaxhimin e furnizimit me energji elektrike të Kosovës. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës u larguan nga seanca e pasdites në shenjë proteste ndaj mungesës së Kurtit në seancën e sotme të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama konfirmoi se vendi i tij do të ndihmojë Kosovën në furnizimin me energji elektrike për dy ditët e festave të fundvitit. Ky vendim u përshëndet nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratiek të Kosovës Abelard Tahiri, i cili ironizoi kryeministrin Kurti se më shumë shqetësohet për gjendjen e vështirë të energjisë elektrike në Kosovë Edi Rama sesa vetë kreu i qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka vendosur 60 ditë gjendje emergjence energjitike në vend, por duhet miratimi i parlamentit.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Kosovës: Ndalet seanca për krizën energjitike, nuk miratohen masat

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kriza energjitike ne kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll