Bota

I arrestuar për kontranandë, Arsim Zuka emërohet Avokat i Përgjithshëm në Kosovë

28 Dhjetor 2021, 18:38 Nga DOSJA
I arrestuar për kontranandë, Arsim Zuka emërohet Avokat i

KOSOVË- Avokatura Shtetërore do të jetë në dorën e një të arrestuari për kontrabandë të viagrave, bashkë me gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë shtetërorë në vitin 2008. Gazeta Ekspress shkruan se kjo për shkak se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e caktoi sot Arsim Zukën, ish-zyrtarin e Doganës së Kosovës, në detyrën e Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.

Zuka e zëvendëson në këtë pozitë Sami Istrefin, Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror të cilit i ka skaduar mandati të martën. Vendimi i ministres Haxhiu hyn në fuqi nga e mërkurja e 29 dhjetorit. Arsim Zuka, i cili ka shërbyer si avokat në kuadër të agjencisë së Avokaturës Shtetërore, më parë ka mbajtur funksion brenda institucionit të doganës. Ka shërbyer si zyrtar doganor për Inteligjencë në pikën doganore të Hanit të Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Më 10 shtator, 2008, Avokati i emëruar i Shtetit kishte rënë në prangat e Policisë së Kosovës bashkë me gjashtë ish-kolegë të tij të doganës. Me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, krim të organizuar e disa vepra të tjera penale, policia kishte arrestuar shtatë doganierë dhe ish-doganierë, raportonte Gazeta Express më 11 shtator, 2008. Në mesin e tyre ishte edhe Arsim Zuka. Pjesë e grupit të të arrestuarve ishte edhe Bujar Shatri, zëvendësdrejtor i Doganave.

Të gjithë të arrestuarit ishin zyrtarë ose ish-zyrtarë të doganave, ku përveç njërit që ka punuar në pikën kufitare në Aeroportin e Prishtinës, të tjerët ishin persona që kanë punuar në pikën doganore të Hanit të Elezit. Përveç Bujar Shatrit, me akuza të ndryshme, por që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë arrestuar edhe Lulzim Syla, shef i ndërrimit në pikën doganore – Hani i Elezit, Bekim Gashi e Arlind Sharani, të dy oficerë doganor në Han të Elezit.

Sipas raportimit të Gazetës Express, të arrestuarit dyshoheshin për kontrabandë të një sasie tabletash viagra.

“Burime të besueshme të Expressit nga policia tregojnë se hetimet në lidhje me këtë rast fillimisht kanë nisur me dyshimet e futjes në Kosovë në mënyrë ilegale të një sasie tabletash viagra. Por, gjatë hetimeve të këtij rasti nga ana e hetuesve të doganave, kanë dalë edhe shumë keqpërdorime të tjera, si falsifikime nga ana e këtyre personave dhe dëshmi që mendohet se i implikojnë këta persona në afera korruptive”, shkruhet nw artikullin e gazetws, më 11 shtator 2008.

Hetimet në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës i kishte filluar gjatë vitit 2008 pas shkresës zyrtare pranuar nga Dogana e Kosovës për dyshime të mundshme në kryerjen e veprave penale. Kallëzimi penal kundër shtatë të arrestuarve ishte dërguar në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu arlind sharani arsim zuka bekim gashi lulzim syla sami istrefi albulena haxhiu arlind sharani arsim zuka bekim gashi lulzim syla sami istrefi

Sondazh

Poll