Bota

Rusi/Gjykata e Lartë urdhëron mbylljen e grupit të të drejtave të njeriut “Memorial”

28 Dhjetor 2021, 18:45 Nga DOSJA
Rusi/Gjykata e Lartë urdhëron mbylljen e grupit të të

RUSI- Gjykata e Lartë e Rusisë urdhëroi të martën mbylljen e grupit më të njohur të të drejtave të njeriut në vend, “Memorial”, me argumentimin se ka shkelur ligjin që kërkon regjistrimin si agjent i huaj. Vendimi vjen në fund të një viti masash ndaj lëvizjeve opozitare dhe grupeve të të drejtave të njeriut, përfshirë burgosjen e kritikut kryesor të Kremlinit.

Prokurorët rusë e kishin akuzuar Qendrën për të Drejtat e Njeriut “Memorial” me bazë në Moskë, për shkelje të ligjit për agjentët e huaj, duke i kërkuar gjykatës mbylljen e saj. Moska thotë se po zbaton ligjet për të penguar ekstremizmin dhe për të mbrojtur vendin nga ndikimi i huaj. Duke folur në seancën përfundimtare të martën, një prokuror shtetëror tha se Memorial kishte organizuar fushata mediatike në shkallë të gjerë që synonin diskreditimin e autoriteteve ruse, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

“Gjykata vendosi pro padisë së ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm rus për mbylljen e organizatës ndërkombëtare joqeveritare ‘Memorial’ dhe degëve të saj rajonale dhe njësive të tjera”, tha anëtarja e Gjykatës së Lartë Ruse, Alla Nazarova.

Grupi ka mohuar çdo shkelje serioze dhe i ka quajtur paditë një vendim politik.

“Ne nuk jemi dakord me vendimin. Mendojmë se është i paligjshëm dhe i pajustifikuar. Këto lloj çështjesh kanë një motivim të fuqishëm politik”, tha një nga avokatët e organizatës, Genry Reznik.

Ai shtoi se nuk mjaftojnë argumentat e prokurorisë për të mbyllur organizatën.

“Ne kemi të drejtë të apelojmë dhe do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për ta anuluar këtë vendim në mënyrë të ligjshme.”

I themeluar nga disidentë të shquar në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, “Memorial” fillimisht u pëqendrua tek dokumentimi i krimeve të epokës staliniste dhe kohët e fundit është shprehur kundër shtypjes së kritikëve nën Presidentin Vladimir Putin.

Autoritetet e vendosën grupin në një listë zyrtare të “agjentëve të huaj” në vitin 2015, një veprim që solli kufizime të shumta në aktivitetet e tij.

Presidenti Putin tha gjithashtu këtë muaj se organizata “Memorial” kishte mbrojtur organizatat që Rusia i konsideronte ekstremiste dhe terroriste dhe lista e saj e viktimave të represionit politik kishte përfshirë bashkëpunëtorë të nazistëve.

Pjesa më e madhe e punës së grupit Memorial është fokusuar në shtypjen e disidentëve nga organet e sigurimit sovjetik, përfshirë KGB-në ku zoti Putin ka shërbyer dikur.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alla nazarova memorial vladimir puti alla nazarova memorial vladimir puti

Sondazh

Poll